Fillojnë punimet në projektin “Asfaltimi i rrugicave në fshatin Nikaj dhe në rrugën nga magjistralja N2 deri në fshatin Nikaj”

Javën që lamë pas, kanë filluar punimet në projektin “Asfaltimi i rrugicave në fshatin Nikaj dhe në rrugën nga magjistralja N2 deri në fshatin Nikaj”. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e fillimjavës të ekzekutivit komunal, udhëhequr nga nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi.

Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmnai, tha se tashmë janë duke u implementuar dy projekte në fshatin Nikaj, projekti i asfaltimit të rrugicave në këtë fshat që është duke i financuar Komuna e Kaçanikut, kurse tjetri projekt, në rrugën nga magjistralja N2 deri në fshatin Nikaj, që është duke u financuar nga Ministria e Infrastrukturës. Drejtori Osmani njoftoi se është duke vazhduar implementimi i dhjetëra projekteve të tjera të infrastrukturës rrugore, si në rrugët “Liria”, “Rrahman Vogliqi” “ Brahim Vogliqi” dhe “Hetem Hasaj” në fshatin Gërlicë, në rrugën në lagjen Drashec në Kotlinë, në rrugën “Milaim Hysa” në Stagovë, ndërsa në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve Lokale” janë duke vazhduar punimet në rrugën “Kjani Bela”. Punimet janë duke u zhvilluar edhe në projektin e kanalizimit, ujësjellësit si dhe rregullimin e përroit në Bob etj. Të gjitha projektet janë duke vazhduar sipas dinamikës së paraparë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …