Nënkryetari Elezi priti në një takim ekipin e LMT të KFOR-it polak

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi, priti në një takim ekipin e Zyrës Ndërlidhëse Monitoruese (LMT) të KFOR-it polak, LMT nga selia e FILM CITY në Prishtinë, Komanda LMT CC nga Prishtina u përfaqësuar nga Kol SVETANIC, (Slloveni) kol SCHMIED dhe MAJ ZITTERMANN (Austri). Pala polake u përfaqësua nga komandanti i LMT-së Major Krzysztof STRZELECKI dhe komandanti i LMT-së në komunën e Kaçanikut LUT Jacek PIWOWARCZYK së bashku me zëvendësin e tij LUT Jarosław KRAWIEC.

Nënkryetari vlerësoi angazhimin e ekipit të KFOR-it në aspektin e sigurisë dhe në veçanti aktivitetet e tyre bamirëse të realizuara në Komunën e Kaçanikut.

Nga ana tjetër Ekipi i LMT-së falënderoi Komunën e Kaçanikut që gjithmonë ka qenë e gatshme për bashkëpunim në fusha të ndryshme, si në aspektin e sigurisë e po ashtu edhe në aspektet sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …