leoni

Fillojnë punimet për rehabilitimin e fazës së parë të linjës së 10-të hekurudhore Prishtinë-Hani i Elezit

Fillojnë punimet për rehabilitimin e fazës së parë të linjës së 10-të hekurudhore Prishtinë-Hani i Elezit

Sot kanë filluar punimet në rehabilitimin e fazës së parë të linjës së 10-të hekurudhore Prishtinë-Hani i Elezit. Ky projekt u cilësua i një rëndësi të veçantë pasi e lidhë Kosovën me shtetet e rajonit. Pjesë e kësaj ceremonie ishte dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili foli për rëndësinë e këtij projekti duke shtuar se infrastruktura është parakusht i zhvillimit ekonomik. Ai theksoi se Kosova ka ngecur në infrastrukturën hekurudhore. Për këtë, shefi i ekzekutivit kërkoi linja të veçanta hekurudhore për në Shqipëri dhe Mal të Zi. Ne kemi linje hekurudhore me Serbinë dhe Maqedoninë, por jo me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Është me interes që të ketë një linjë Prishtinë-Durrës. Na mungon po ashtu dhe infrastruktura e gazit natyror”, tha kryeministri Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Qeveria Kurti për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin …