Brickos

Fillon përgatitja e vendpunishtes për fillimin e punimeve në ndërtimin e objektit social në Kaçanik

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi dhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, përcollën nga afër fillimin e punimeve në përgatitjen e vendpunishtes, për fillimin e ndërtimit të objektit për banim social në Kaçanik. Vendpunishten e vizituan edhe përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi, tha se projekti i ndërtimit të objektit social është një projekte i një rëndësie të veçantë, ngase për herë të parë po ndërtohet një objekt për strehimin e familjeve me kushte të rënda ekonomike.

Nga ana tjetër Luan Kastrati- Menaxher i projekteve pranë MPMS, tha se ky është projekti i parë i llojit të tillë në Kaçanik, ndërsa uroi të mos jetë i fundit. Ai falënderoi Komunën e Kaçanikut për bashkëpunimin dhe për insistimin e saj të bërë përmes kërkesave të vazhdueshme në ministri, që ky objekt të ndërtohet në Kaçanik. Menaxherja e projektit Jehona Hoxha, tha se objekti do të ndërtohet me etazhitet p +5 ndërsa do të kushtoj 343 mijë e 974 euro, projekti financohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komuna e Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …