FMN jep asistencë Administrates Tatimore të Kosovës në përmirësimin e menaxhimit të rreziqeve

FMN jep asistencë Administrates Tatimore të Kosovës në përmirësimin e menaxhimit të rreziqeve

​Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri ka pritur sot në takim ekspertet e angazhuar, pjesë të misionit të FMN-së, të cilët gjatë pjesës së dytë të muajit nëntor të këtij viti, kanë ofruar asistencën e nevojshme teknike për analizën e të dhënave në përmirësimin e menaxhimit të rreziqeve të përmbushjes tatimore. Drejtori Imeri falënderoi ekspertet e këtij misioni për mbështetjen e dhënë në fushën e menaxhimit të rrezikut, si fushë tejet e ndieshme në ATK, për të cilën asistenca e FMN-së për gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë frytdhënëse.

“Objektivi specifik i kësaj vizite ishte që të ofrojë asistencë teknike në zhvillimin e kapaciteteve profesionale për përdorimin e analizës së të dhënave për forcimin e praktikave të menaxhimit të rreziqeve të përmbushjes në ATK. Kjo vizitë është zhvilluar krahas misionit të fundit të FMN-së në ATK, me fokus të veçantë në raportimin mbi përmbushjen tatimore dhe planifikimin e punës së Divizionit për Menaxhimin e Rrezikut”, thuhet në një komunikatë të ATK-së. Gjatë takimit, u diskutua edhe për fushat e bashkëpunimit në kuadër të planit vjetor të Asistencës Teknike, të cilat mund të ofrohen nga FMN

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Vetëvendosja në pushtet po refuzon të hetohet për skandalet që ka bërë

Deputeti i LDK-së, Arben Gsshi ka thënë se Vetëvendosja  në pushtet po refuzon të hetohet …