Fondacioni Sollon ndan bursa për nxënës të Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar nga drejtorët e Shëndetësisë dhe Arsimit, respektivisht Osman Veliu dhe Bekim Latifi, kanë pritur në takim Douglas Founk, nga Fondacioni Sollon, dhe nismëtar i nismës për ndarjen e bursave për nxënës të komunës së Skenderajt. Kryetari Jashari ka thënë se është e mirëseardhur ndihma e Fondacionit Sollon, kur kihet parasysh fakti se gjendja ekonomike e familjeve është shumë e rëndë, dhe ato mund të mos i përballojnë shpenzimet e shkollimit të fëmijëve të tyre. Kryetari ka siguruar përfaqësuesit e Fondacionit Sollon se Komuna e Skenderajt do të përkrah aktivitetet e kësaj natyre, që kanë për qëllim t’i ndihmojnë nxënësit e shkollave të komunës së Skenderajt, me çka jepet kontribut në parandalimin e braktisjes së shkollimit. Nga ana e tij, Founk, duke e falënderuar kryetarin Jashari për mbështetje, ka thënë se investimi në arsim, është investimi më i qëlluar, pasi është çelësi kryesor i zhvillimit të një shoqërie. Që prej mbarimit të luftës e deri më tani, vetëm në komunën e Skenderajt, nga Fondacioni Sollon janë shpërndarë 352,600 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …