Fondacioni “Solon” dhuron 140 kompjuterë për dy shkollat e mesme

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe drejtori për Arsim, Bekim Latifi, kanë vizituar dy shkollat e mesme të qytetit; Gjimnazin “Hamëz Jashari” dhe Shkollën e Mesme Teknike “Anton Çetta”, të cilat kanë përfituar një donacion nga Fondacioni zviceran “Solon”, prej 140 kompjuterëve, për punën praktike në kabinetet e tyre të teknologjisë. Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit e shkollave të mesme, kryetari Jashari, u ka thënë atyre të jenë të angazhuar maksimalisht në procesin edukativo-arsimor, tanimë që kushtet për mësim praktik, janë më të mira. Kryetari Jashari ndërkaq, ka premtuar përkrahje të vazhdueshme për nxënësit e komunës së Skenderajt, me anë të ndarjes së bursave, për nxënës të dalluar. Vlen të përmendet fakti se, të shtunën e kaluar, kryetari Jashari nënshkroi marrëveshjet me studentët e Skenderajt, për ndarje të 164 bursave, në vlerë prej 500 eurove për secilin student.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …