Fondacioni SOS “Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë” vepron qe 18 vjet dhe përkujdeset për 1000 fëmijë të braktisur

Fondacioni SOS “Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë” vepron qe 18 vjet dhe përkujdeset për 1000 fëmijë të braktisur

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë vepron tash 18 vite duke u përkujdesur për më se 1000 fëmijë të braktisur, fëmijë që kanë humbur kujdesin prindëror apo që janë në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror.Përgjatë këtyre viteve janë mbështetur qindra fëmijë dhe është ndërtuar një rrjet i gjërë të partnerëve dhe bashkëpunëtorëve për mbrojtjen e fëmijëve. Me këtë rast, SOS Fshatrat e Fëmijëve me datë 18 prill 2018 prezantuan Raportin e punës për vitin 2017 si dhe Prezantimin e planeve për vitin 2018.

Viti 2017 ishte edhe një vit tjetër sa sfidues po aq edhe i suksesshëm për Organizatën tonë, të cilat erdhen me ndryshime të reja dhe me punën e vazhdueshme në mbrojtjen e fëmijëve dhe ofrimin e shërbimeve të mirëfillta sociale dhe familjare për fëmijë dhe familje në nevojë.

Partnerët tanë kanë një rol aktiv në punën tonë drejt ofrimit të shërbimeve sa më cilësore, duke i dhënë vlerë misionit të punës sonë në mbrojtjen e fëmijëve.

Ne jemi të vetëdijshëm se çdo fëmijë meriton mundësi të barabartë në jetë, pavarësisht gjinisë, religjionit, etnisë apo statusit social. Është privilegj për ne të punojmë së bashku që të ngrisim cilësinë e jetës për të gjithë fëmijët dhe familjet në nevojë.

Folës në panel ishin Znj. Nezahat R.Salihu, Drejtor Nacional e SOS Fshatrave të Fëmijëve; Znj. Donjeta Kelmendi, Drejtor ekzekutiv, KOMF, Znj. Ora Bytyçi, Drejtor i Programit të SOS Fshatit të Fëmijëve, lokacioni Prishtinë si dhe Z. Burim Behluli, Drejtor i Zhvillimit të Programeve në Fshatrat e Fëmijëve, Kosovë.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga Institucionet qëndrore dhe lokale, përfaqësues nga Qendrat për Punë Sociale, përfaqësues nga KOMF (Koalicioni i Organizatave për Mbrojtje të Fëmijëve) dhe Organizatat partnere, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, përfaqësues nga komuniteti i biznesit, të rinjët përfitues të programit si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …