Qeveria e Kosovës mbanë mbledhjen e radhës të drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj

Qeveria miratoi platformën për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar platformën për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri, Haradinaj, tha se kjo platformë ka për qëllim përmbylljen e fazës finale të këtij dialogu. Besoj nga të gjitha reflektimet, ka ardhur koha që Qeveria t’i propozojë Kuvendit një platformë për dialogun dhe ata ta miratojnë si Rezolutë. Platforma ka disa pika që mund të jenë nene të Rezolutës. Kjo siguron proces të sigurt për të ecur përpara, tha Haradinaj. Ai tha po ashtu se me këtë platformë i bëhet thirrje të gjitha partive politike që të jenë unike në këtë proces. Ndërsa, zëvendës-kryeministri, Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo platformë i ka tri qëllime. Sipas tij, kjo platformë flet për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, anëtarësim e Kosovës në OKB si dhe sqaron raportin me Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që BE-ja të mbajë në fuqi sanksionet kundër Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që Bashkimi Evropian …