Fondi i Grave të Kosovës ndan mbi 276,000€ për 28 organizata dhe strehimore në Kosovë

Fondi i Grave të Kosovës ndan mbi 276,000€ për 28 organizata dhe strehimore në Kosovë

Më 24 mars, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mbajti sesion orientues me ç ‘rast ndau grante për 28 organizata dhe strehimore në Kosovë, në kuadër të Fondit të Grave të Kosovës (FGK), në shumë të përgjithshme prej 276,548€. Më saktësisht, këto grante u dhanë 19 Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC) dhe nëntë strehimoreve me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë përmes nismës së RrGK-së “Ngritja e kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së OShC-ve: Avancimi i barazisë gjinore në mes të pandemisë COVID-19”.

Këto nisma do të kontribuojnë në përmbushjen e Objektivave Strategjike të identifikuara nga anëtaret e RrGK-së në Strategjinë e RrGK-së për vitet 2019-2022, në drejtim të mbështetjes, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe interesave të grave dhe vajzave. E gjithë kjo përmes një qasjeje e cila bazohet në të drejtat e njeriut dhe arritjen e një ndryshimi të qëndrueshëm, e veçanërisht në lidhje me reagimin e qeverisë ndaj krizës socio-ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Përfitueset e granteve të raundit të 17-të të FGK-së janë:

  • Medica Kosova me nismën “Rritja e mirëqenies së fëmijëve/studentëve për një jetë pa dhunë” (9,998€).
  • Handikos Mitrovica me nismën “Sfidat e grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara në mes të COVID-19 në Komunën e Mitrovicës” (9,906€)
  • Shoqata e të Verbërve dhe me të Pamë të Dobësuar me nismën “Menaxhimi i situatës së pandemisë Covid-19 për personat e verbër dhe me pamë të dobësuar” (9,562€)
  • Organizata Foleja me nismën “Ndikimi i Pandemisë COVID-19 te gratë dhe vajzat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian” (9,989€)
  • CECD Friends me nismën “Jeta pa dhunë në familje – promovimi i mekanizmave të mbrojtjes nga dhuna në familje” (9,351€)
  • Shoqata për Edukimin dhe Përkujdesjen e Familjes me nismën “Përmirësimi i njohurive dhe fuqizimi i të rinjve për një jetë pa dhunë dhe ngacmime seksuale” (9,900€)
  • Lëvizja YMCA me nismën “Promovimi i lëvizjes feministe përmes fuqizimit të vajzave dhe djemve” (9,868€)
  • Lulishtja me nismën “Fuqizimi ekonomik i grave pas krizës së pandemisë COVID-19, përmes krijimit të vendeve të punës miqësore për familjen” (9,998€)
  • Sundimi i Demokracisë në Kosovë (SDK) me nismën “Fuqizimi i mekanizmave për buxhetim të përgjegjshëm gjinor” (9,994€)
  • Femrat Aktive të Gjakovës me nismën “Ofrimi i mbështetjes ligjore dhe psikologjike për gratë që janë viktima të dhunës në bazë gjinore” (9,975€)
  • Instituti për Dialog dhe Mosdiskriminim me nismën “Trajtimi i problemeve psiko-sociale dhe ekonomike te gratë të shkaktuara nga pandemia COVID-19” (9,965€)
  • Shoqata e Gruas Pensioniste “Vita Jeta” me nismën “COVID-19 dhe diabeti te të moshuarit” (9,794€)
  • Bliri me nismën “Rritja e vetëdijes për shëndetin riprodhues te të rinjtë” (9,668€)
  • Omladinski Centar Gracanica me nismën “Fuqizimi i vajzave me synim arritjen e pavarësimit ekonomik dhe pjesëmarrjen aktive në proceset vendimmarrëse” (10,000€)
  • Organizata Violeta me nismën “Vetëdijesimi i vajzave dhe grave në Komunën e Podujevës për një jetë pa dhunë me bazë gjinore” (9,980€)
  • Zana me nismën “Fuqizimi ekonomik dhe politik i grave në Komunën e Klinës” (9,506€)
  • You Can Do me nismën “Promovimi i mekanizmave shtetëror që gratë dhe vajzat me nevoja të veçanta të jetojnë pa abuzime seksuale” (9,978€)
  • OJQ Rikotta me nismën “Parandalimi i dhunës përmes fuqizimit ekonomik të grave në Komunën e Prizrenit” (9,996.50€)
  • Organizata për Hulumtim- OMNES me nismën “Avokimi institucional për mbrojtje nga dhuna dhe trajtimi i ndikimit të pandemisë COVID-19 në stres dhe depresion te gratë” (9,802.50€)

Përfitueset e granteve (strehimoret) të raundit të 17-të të FGK-së janë:

  • Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve Liria me nismën “Përfshirja e institucioneve dhe shërbimeve përkatëse shtetërore me qasje të koordinuar ndaj dhunës ndaj grave dhe asaj në familje sipas Konventës së Stambollit” (9,565€)
  • Zenski Centar me nismën “Promovimi i të drejtave të viktimave të dhunës në familje përmes aktiviteteve digjitale dhe avokuese” (9,996€)
  • Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve (QMGF) me nismën “Strehim , rehabilitim dhe riintegrim për gra dhe fëmijë , viktima te dhunës ne familje” (9,993€)
  • Qendra për mirëqenien e gruas me nismën “Ofrimi i strehimit, mbështetjes ligjore dhe psikologjike për gratë e mbijetuara të dhunës” (9,996€)
  • Shtëpia e sigurt- Gjakovë me nismën “Fuqizimi psikosocial i grave që kanë përjetuar dhunë në familje dhe ngritja e vetëdijes se partnereve abuziv përmes këshillimit psikosocial” (10,000€)
  • QMGF “Raba Voca” me nismën “Ngritja e vetëdijes kundër dhunës ndaj grave” (9,993€)
  • Qendra për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve Prizren (QSGFP) me nismën “Ngritja e vetëdijes dhe fuqizimi i viktimave të dhunës në familje” (9,983€)
  • Qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve, Shtëpia ime– Ferizaj me nismën “Fuqizimi i Mekanizmit Koordinues për Mbrojtje nga Dhuna në Familje për Regjionin e Ferizajt” (9,837€)
  • Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me nismën “Mbrojtja, avokimi dhe promovimi i të drejtave të viktimave dhe të viktimave potenciale të trafikimit me qenie njerëzore” (9,952€)

Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i RrGK-së ofron grante të vogla për organizatat e grave që nuk kanë qasje në burime të tjera të financimit dhe të cilat përpiqen të punojnë për të drejtat e grave, veçanërisht për grupet që punojnë në vende rurale dhe/apo me personat e margjinalizuar. Që nga viti 2012, FGK ka ndarë 252 grante, duke përkrahur kështu 149 organizata, në shumën e përgjithshme prej 1,477.067€. FGK ka pasur më shumë se 24,387 përfitues. Përveç Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, në vitin 2022, Fondi i Grave të Kosovës mbështetet edhe nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) si dhe Sigrid Rausing Trust.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …