Forca e Sigurisë së Kosovës e shpreh gatishmëri për të ofruar ndihmën e nevojshme pas tërmetit në Kroaci

Forca e Sigurisë së Kosovës e shpreh gatishmërinë për të ofruar ndihmën e nevojshme pas tërmetit në Kroaci

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti i ka dërguar letër homologut të tij kroat Andrej Plenkoviq të cilit i ka shprehur keqardhjen për viktimat e tërmetit dhe i ka ofruar mbështetjen e institucioneve të Kosovës për t’u përballur me pasojat. Hoti ka shprehur besimin se Kroacia do ta kalojë këtë fatkeqësi natyrore sa më trimërisht të jetë e mundur. Ndërsa ka theksuar gatishmërinë e Kosovës për të ofruar ndihmë me të gjitha kapacitetet. Po ashtu Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë zhvilluar biseda me institucionet homologe nga Republika e Kroacisë, të cilave u kanë shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për të ofruar ndihmën e nevojshme për tejkalimin sa më të shpejtë të pasojave që ka lënë tërmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …