Forca të shtuara të misionit paqeruajtës të KFOR-it, sërish kanë defiluar në Urën e Ibrit, në Mitrovicë

Forca të shtuara të misionit paqeruajtës të KFOR-it, sërish kanë defiluar në Urën e Ibrit, në Mitrovicë. Pjesëtarë të misionit të KFOR-it kanë thënë për Radios Evropa e Lirë” në terren se bëhet fjalë për disa stërvitje. Ky mision ka prani të përhershme në urën e Ibrit, që ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë. Forca të shtuara ka pasur edhe në fundjavën e kaluar, kur misioni ka konfirmuar se ka kryer disa trajnime. Këto veprime u ndërmorën  pak ditë pasi autoritetet e Kosovës kanë mbyllur pesë institucione paralele serbe në veri. Banorët serbë të zonës, prej vitesh, kanë marrë shërbime të ndryshme në to dhe mbyllja e tyre ka shkaktuar reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare kundër Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare, megjithatë, kërkon që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri, të trajtohen në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ripërsëriti kërkesën për marrëveshje historike me shqiptarët. Pasi ka folur për fuqizimin ushtarak të Serbisë

DnV; Gjuhë arrogante më së shumti është përdorur gjatë aktiviteteve të VV-së, por përjashtim nuk kanë bërë, as partitë e tjera

Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se që nga fillimi …