Forcat e mëdha ushtarake të shteteve perëndimore po bëhen gati të fillojnë një sulm kundër “Bishës Assad”

Forcat e mëdha ushtarake të shteteve perëndimore po bëhen gati të fillojnë një sulm kundër “Bishës Assad”

Forcat e mëdha ushtarake të shteteve perëndimore po bëhen gati që të nisin një sulm kundër regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar Al-Assad, i cili është fajtor për sulmet me armë kimike ndaj civilëve në Siri. Mediat ndërkombëtare shkruajnë që pas Presidentit amerikan Donald Trump, edhe Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka ftuar Kabinetin qeveritar në mbledhje, pasi është konstatuar me siguri që Assad kreu sulmin kimik ndaj civilëve nëpër zonat e kontrolluara nga rebelët. Nëndetëset e Britanisë janë vetëm disa prej shumë armatimeve që kanë lëvizur brenda zonës së bombardimit të Sirisë. Njëjtë ka vepruar edhe Franca e SHBA’ja, të cilat kanë gati luftanije, nëndetëse e avionë bomberë të drejtuara nga Siria. “Të gjitha indikacionet janë që përgjegjës për sulmin kimik është Assad. Sulmet me armë kimike nuk mund të kalojnë pa marrë përgjigjen e merituar”, ka thënë May. Kujtojmë që Assad ka përkrahjen e Rusisë në konfliktin që ka hyrë në vitin e shtatë. Kjo nuk ëshë hera e parë që ai ka përdorur armë kimike. Edhe herën e parë kishin pasuar bombardimet ndaj ushtrisë siriane.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …