leoni

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu thotë se Fitore Pacolli gënjeu kur tha se sivjet nuk ka heqje të vizave

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu thotë se Fitore Pacolli gënjeu kur tha se sivjet nuk ka heqje të vizave

Kryetarja e Komisionit për Integrime, Blerta Deliu e ka demantuar deputeten e Vetëvendosjes Fitore Pacollin për deklarimet e saj se Kosovës as këtë vit nuk do t’i liberalizohen vizat. Pacolli tha sot se në bazë të takimit që është zhvilluar në mes të Komisionit dhe zyrës së BE-së në Prishtinë, ata kanë marrë sinjale se sivjet nuk do të ketë liberalizim vizash. Por Deliu i hedh poshtë të gjitha këto. Madje ajo thotë se janë dhënë sinjale pozitive për vizat. “Takimi ka qenë i mbyllur për media, kështu jemi dakorduar ndërmjet zyrës se BE -së dhe komisionit për Integrime. Përndryshe është totalisht e pavërtetë ajo që ka deklaruar znj Pacolli. Takimi është zhvilluar në fryme jashtëzakonisht pozitive dhe po ashtu është thënë se sa i përket Brukselit sinjalet janë pozitive”, ka shtuar Deliu.

Tutje, kryetarja e këtij komisioni tregoi qartë se çfarë është diskutuar, derisa shtoi se kalimi i demarkacionit është vlerësuar hap shumë i rëndësishëm. Deliu ka kërkuar që për këtë çështje të pyeten edhe Armend Zemaj, Milaim Zeka dhe Ahmet Isufi. Në takimin e zhvilluar pa prezencën e mediave, Fitore Pacolli tha se Kosova ka dështuar të bëjë hapa konkretë sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, kushtit të fundit për liberalizimin e vizave. “Sapo u ktheva nga një takim që e kishim më përfaqësues të Zyrës së BE-së për të diskutuar rreth përmbushjes së kriterit të luftimit të korrupsionit, për liberalizim të vizave. Nga ajo që pamë është tashëm e sigurt që nuk do të ketë liberalizim të vizave sivjet dhe është shumë e qartë që Kosova nuk ka bërë ndonjë hap konkret sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Qindra të vdekur dhe mijëra shtëpi të rrënuara nga vërshimet në Afganistan

Qindra persona janë mbytur dhe mijëra shtëpi të rrënuara nga vërshimet në Afganistan. Zabihullah Muxhahid, …