Zëvendës-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Zagreb

Zëvendës-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Zagreb

Zëvendës-ministri, Faton Thaçi, gjatë vizitës në Kroaci,  ka pasur një takim bilateral me përfaqësuesit e Klubit Evropian të Bizneseve, Branko Drugomir dhe zAnte Luqiq. Thaçi diskutoi gjerësisht për krijimin e hapësirave të investimeve të huaja e në veçanti të investitorëve kroat duke theksuar këtu fuqizimin e ligjit për investime strategjike. Po ashtu u shfaqën ide për investime konkrete në industrinë e drurit, energji dhe transport hekurudhor, urban, përmes tramvajit. Delegacioni i Qeverise së Kosovës ishte nën përcjelljen dhe mbështetjen e ambasadorit Gëzim Kasapolli. Përfaqësuesit e Klubit të Bizneseve në Kroaci shprehen pikëpamjet e tyre dhe gatishmërinë për sjelljen e projekteve konkrete në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …