leoni

Forcat ushtarake në Sudan kryen puç ushtarak, arrestuan kryeministrin dhe disa zyrtarë të tjerë të Qeverisë

Forcat ushtarake në Sudan kryen puç ushtarak, arrestuan kryeministrin dhe disa zyrtarë të tjerë të Qeverisë

Forcat ushtarake, në Sudan të Afrikës,  kanë arrestuar kryeministrin Abdallah Hamduk dhe e kanë dërguar atë në një vend të panjohur. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e informacionit të Sudanit, duke shtuar se  ushtria ka  arrestuar edhe disa anëtarë të udhëheqjes civile të vendit. “Pasi kryeministri Hamduk refuzoi të ishte pjesë e grushtit të shtetit, forcat ushtarake e rrëmbyen dhe  dërguan në një vend të panjohur, thuhet në një deklaratë publike. Po ashu ushtria ka arrestuar edhe ministrin e Informacionit, Hamza Balul, këshilltarin për media të kryeministrit, Faisal Muhammed Saleh, dhe zëdhënësin e  këshillit sovran në pushtet të Sudanit, Mohammed Sulejman. Sudani ka qenë në rrezik që kur një komplot i dështuar për grusht shteti muajin e kaluar shkaktoi akuza të hidhura midis grupeve ushtarake dhe civile që synonin të ndanin pushtetin pas përmbysjes së liderit afatgjatë të vendit Omar al-Bashir, i cili u rrëzua pas muajve të tërë protestash në rrugë në vitin 2019 dhe një tranzicion politik i rënë dakord pasi largimi i tij ishte menduar të çonte në zgjedhje deri në fund të vitit 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …