Franca: Serbia e Kosova të angazhohen me të njëjtën frymë kompromisi në zbatimin e marrëveshjes thelbësore për stabilitetin në Ballkan

Franca: Serbia e Kosova të angazhohen me të njëjtën frymë kompromisi në zbatimin e marrëveshjes thelbësore për stabilitetin në Ballkan

Pas takimit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si  dhe pranimit në parim të planit franko-gjerman, Ministria e Jashtme e Francës ka mirëpritur pajtimin në Bruksel, dhe ka kërkuar themelimin e shpejtë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Franca e mirëpret këtë vendim të guximshëm të dyja vendeve. Tani pret që Serbia dhe Kosova të angazhohen pa rezerva dhe me të njëjtën frymë kompromisi në zbatimin e kësaj marrëveshjeje thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Të gjitha marrëveshjet tashmë të lidhura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian duhet të zbatohen pa vonesë, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin-Bashkësinë e komunave me shumicë serbe”, është thënë në kumtesën  e Qeverisë franceze.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …