vipa
driloni com
Fillimi / Personalitete / Franz Babinger (1891 – 1967) historian i njohur gjerman, albanolog dhe turkolog
Franz Babinger (1891 – 1967) historian i njohur gjerman, albanolog dhe turkolog

Franz Babinger (1891 – 1967) historian i njohur gjerman, albanolog dhe turkolog

Franc Babinger  u  lind në Weiden,  në  Landin e Bavarisë  më 15 janar të vitit 1891. Ndoqi studimet filozofike dhe filologjike në Universitetin e Berlinit. Mbrojti doktoraturën në vitin  1914. Shkoi në Turqi si anëtar i misionit ushtarak. Në Gjermani u kthye më 1921. Pas dy vjetësh u zgjodh profesor titullar i historisë dhe i kulturës së Lindjes në Berlin. Më 1927 botoi veprën madhore “Historianët osmanë dhe veprat e tyre”, e cila u bë manual për çdo turkolog dhe të huaj që merreshin me studimet turke e orientale. Më 1928 bëri një udhëtim studimor-kërkimor në Ballkan dhe në Shqipëri. Kreu vrojtime të vlefshme që u pasqyruan në veprat :“Depërtim në atdheun e shqiptarëve” ( 1928), “Në Atdhuen e Ceo Begut, Shqipëria”. Shkroi dhe studimin “Udhëtimi i Elvija Çelebiut në Shqipëri” në vitin 1930. “Një vepër e trilluar për Skënderbeun” më 1934. U emërua profesor në Universitetin Jassy ( 1937). Më 1948 punoi në Universitetin e Mynihut si profesor dhe drejtor i Institutit për Lindjen e Afërme dhe turkologji, ku vazhdoi 10 vjet.

Në bibliografinë e tij përfshihen rreth 500 tituj. Më 1963 – 1965 botoi veprën monumentale për historinë e Evropës Juglindore dhe Levantit. Vepra më madhore e Babingerit është “Mehmet pushtuesi  dhe koha e tij” botuar në vitin 1953, në 500-vjetorin e rënies së Kosntandinopojës në duar të turqve. Ky libër është botuar në shumë gjuhë të botës, por edhe në shqipe në vitin  1989. Vitet e fundit të jetës, botoi veprën “Pinjolli i fundit i familjes së Aranitasve”, më 1960,  përkthyer shqip nga Karl Gurakuqi. Në Konferencën e Parë të studimeve albanologjike, e mbajtur në Tiranë më 1962, Prof. Babingeri mbajti kumtesën “ Aranit Komneni, vjehrri i Skenderbeut”. Në vitet e fundit të jetës së tij botoi studimet “Mbi kalorësit shqiptarë  në shërbim të Republikës, në mbarim të mesjetës”, “Mark Bazaiti, piktor i shquar i Renesansës”, “Shqiptarësia e piktorit Mark Bazaiti”.

Vdiq në Durrës më 32 qershor të vitit 1967.

Kontrolloni gjithashtu

Nezir Myrtaj: Në shenjë të përkujtimit të mikut, atdhetarit dhe veprimtarit, Hysen Ibra (1948-2007)

Nezir Myrtaj: Në shenjë të përkujtimit të mikut, atdhetarit dhe veprimtarit, Hysen Ibra (1948-2008)

(Me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta)  Më 14 qershor u bënë dhjetë vite ...