Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni, u arrestuan gjatë një aksioni të PSD-së kundër deklaratës së Lajçakut për Asociacionin

Dy anëtarët e PSD-së, Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni, janë arrestuar gjatë një aksioni që u mbajt sot nga PSD-ja kundër deklaratës së Lajçakut për Asociacionin kundërkushtetues. Kundër këtij rasti ka reaguar kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj. Përmes një postimi, Molliqaj tha se është i papranueshëm zelli i Policisë së Kosovës që të arrestojnë aktivistët politikë që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore. Çdo arrestim i tillë është vetëm politik andaj është i patolerueshëm. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi”, ka kërkuar Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Ushtrisë Amerikane

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin amerikan dhe institucionet …