Arsim Bajrami

Dr. Arsim Bajrami: Lajçak po e shpreh qëndrimin e BE-së duke i bërë presion Kosovës ta pranojë Asociacionin serb

Profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, ka thënë se Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me kërkesën e tij për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës e ka shpalosur një të fshetë të Bashkimit Evropian.

Dr. Arsim Bajrami ka thënë për mediet se tani kur korrigjimi i kufijve nuk për kërkohet, Bashkimi Evropian po e kërkon shpëtimin tek asociacioni. “Ai ka zbuluar fshehtësinë e BE-së në dialog. Haptazi po shihet se tani kompromisi nuk po kërkohet te ideja e korrigjimit të kufijve – tani po kërkohet shpëtimi te asociacioni”.

“Lajçak po e shpreh qëndrimin e BE-së se do të bëhet një trysni ndaj palës kosovare që ta pranojë një asociacion për ta arritur cakun –  të ketë në dy anët lëshime dhe kompromise”. “Pala kosovare e ka të limituar procesin e dialogut. Asnjë lider i Kosovës nuk do të lejonte të shkelet Kushtetuta”.

“Ne duhet shohim se ndoshta kemi bërë gabim që se kemi kryer asociacion para 5 vjetëve. Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është dashur që të përmbyllet kjo temë”.

“Duke mos e bërë këtë, ne tash e kemi lënë në dorë të BE-së dhe ajo po shfrytëzon këtë”.

“Ajo çfarë duhet bërë pala kosovare është sa më shpejt të hartojë statusin e asociacionit. Formimi i asociacionit është një obligim ndërkombëtar – duhet miratuar statuti dhe duhet të jetë në përputhje më kushtetutën” ka saktësuar profesor, Arsim Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …