Fronti Europian në Manastir: Me këtë bashkim kemi tmerruar oponentët politik

Fronti Europian në Manastir: Me këtë bashkim kemi tmerruar oponentët politik

Fronti Europian pas Ohrit dhe Prespës, ka vazhduar aktivitetet në Manastir ku në takim me qytetarët krahas kryetarit të BDI Ali Ahmeti, të pranishëm kanë qenë edhe kandidati për president Bujar Osmani, bartësi i listës për zonën e V-të zgjedhore Ziadin Sela, kandidati për deputetë Musa Xhaferi, kryetari i PDE Arjanit Hoxha, si dhe kordinatori për Zonën e V-të zgjedhore, Kreshnik Bekteshi. Ali Ahmeti në fjalën e tij ka thënë se Fronti Europian ka lënë pa gjumë gjithë oponentët politikë. Pas themelimit të Frontit dikë nuk e zinte gjumi por ishte nga tabori tjetër, nuk i zinte gjumi VMRO, Gordanën, Mickoskin ashtu si nuk i zinte gjumi as Zoran Zaevin edhe pse ishim në koalicion dhe kur dolëm me kërkesën për kryeministrin e parë shqiptar ai doli me tërë taboret e tij dhe thonte BDI opozitë. Tani, me krijimin e Frontit del oponenti kërkon 61 mandate. Mbivotim, diskriminim, antishqiptarizëm janë të varrosur nga UÇK në Ohër, vetëm Gordana dhe Mickoski të çojnë lule në atë varr sepse nuk ngritet këtu majorizim sepse me këtë Front i kemi tmerruar se janë gjithë komunitetet bashkë me na, sepse na kemi punuar pa hile dhe ju kemi dal zot edhe kur nuk kanë qenë me na, tha Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …