FSK forcohet dhe bashkëpunon me KFOR-in, Maqedonci takon Admiral Wikoff

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Wikoff, si dhe komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Gjatë takimit u diskutua situata e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi i ngushtë me KFOR-in. Ministri Maqedonci theksoi angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore, si dhe modernizimin e forcës me sisteme të avancuara të armatimit të prokuruara nga vendet anëtare të NATO-s. Ky bashkëpunim i vazhdueshëm synon të garantojë sigurinë e qytetarëve dhe të avancojë aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …