FSK forcon partneritetin me SHBA-të: Bashkim Jashari pret gjeneralin amerikan nga Garda e Ajovës

Forca e Sigurisë së Kosovës ka thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar përmes një vizite të rëndësishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, priti në takim zyrtar Agjutantin e Përgjithshëm të Gardes Kombëtare të Ajovës, Stephen Osborn, në një vizitë që konfirmon marrëdhëniet e forta dhe partneritetin strategjik mes dy forcave. Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi të ngushtë, duke reflektuar mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i japin zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve të FSK-së. Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Gardës së Ajovës, veçanërisht në ngritjen profesionale dhe operacionale të forcës. Gjatë bisedimeve, palët diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha kyçe, përfshirë trajnimet e përbashkëta, planifikimin strategjik dhe shkëmbimin e përvojave profesionale, me synim rritjen e gatishmërisë dhe efikasitetit të FSK-së. Në përfundim të takimit, të dyja palët riafirmuan përkushtimin për forcimin e mëtejmë të partneritetit dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen, në funksion të përmbushjes së misionit dhe rolit të FSK-së në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Presidenti i Bajram Begaj ka uruar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë

Në mesazhin e tij, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për …