Sadik Halitjaha: NË NJË INTERVISTË NGA IDRIZ TERSTENA!

I intervistuari Enver Bytyqi manipulon për një kontakt në nivel të krerëve të shteteve të Ballkanit në Kretë të Greqisë, në vitin 1997.
Gjoja se në ato margjina paska ndodhur një takim kokë më kokë mes Fatos Nanos dhe Millosheviqit.

Sipas tij, Nano paska deklaruar pas daljes nga ai takim, para gazetarëve, se i paska thënë Millosheviqit: “Kosova duhet ta ketë kryeqytet Beogradin”?!

Kosova atëherë, në vitin 1997, edhe ashtu e kishte zyrtarisht dhe faktikisht Beogradin si kryeqytet!

Pse do t’i duhej Nanos t’ia konfirmonte këtë fakt Millosheviqit?
Z. Bytyqi duhet ta argumentojë dhe ta nxjerrë atë deklaratë, pasi sipas tij paska qenë publike!
Le të tregojë ku ekziston ai regjistrim, para kamerave, ku Nano paska thënë një gjë të tillë.

Përveç fjalëve pas daljes nga ai takim, në këtë intervistë Enver Bytyqi mund ta mbështjellë këtë gënjeshtër me gjysmë të vërteta që të duket e besueshme:

  1. Mund të ketë qenë takimi mes Millosheviqit dhe Fatos Nanos.
  2. Mund të ketë qenë kokë më kokë, siç thotë ai, tet a tet.
  3. Mund të mos jetë lejuar as Paskal Milo të marrë pjesë – arsye e kuptueshme kur takimi është kokë më kokë.

Por ku është argumenti dhe provat konkrete?

Pse i lejohet këtij palaçoje ta quajë tradhtar Fatos Nanon?
Kush është ky, në vlera kombëtare dhe atdhetarizëm, që ta përbaltë Nanon?
Kush ia ka dhënë këtë detyrë, këtë mision, dhe në shërbim të kujt është?

Nanon e konsideron pro-grek sepse kryeministri grek i paska mundësuar takimin me Millosheviqin!
Në anën tjetër, disa komandantë i quan pro-serbë, sepse paskan dashur ndarjen e Kosovës?!

Nëse Nano bëri maksimumin për luftën e Kosovës dhe komandantët e saj, atëherë si mund të quhen ata pro-serbë?!
Ti në cilën anë je?

Mjaft më, ju të kolonës së pestë, sepse jeni duke hyrë në terren me mina!

Këto janë trillime. Fatosi u mundua ta vërë paraprakisht përballë përgjegjësisë dhe i ka thënë:
“Kosova është çështje e brendshme e Jugosllavisë; çfarëdo që të ndodhë në Kosovë, ju do të jeni përgjegjës.”

Fatos Nano ishte shumë mirë i informuar për luftën që po vinte dhe për situatën në Kosovë, madje ishte i përfshirë që nga ushtrimet e grupeve të UÇK-së në poligonet e ushtrisë shqiptare.

Nano ishte në nivel të lartë dhe i vetëdijshëm se vendi ishte në prag të luftës.
Prandaj ai donte të krijonte një paradigmë që Shqipëria të mos kishte mundësi të akuzohej nga Serbia apo kushdo tjetër për ndërhyrje në luftën e UÇK-së.

Megjithatë, e gjithë ndihmesa nga Shqipëria i shkonte luftës së Kosovës, me përkrahje direkte dhe indirekte, me diplomaci dhe duke krijuar aleanca me aleatët.

Ju tani keni mision të çmontoni të vërtetat dhe të montoni gënjeshtrat në favor të anti-shqiptarisë!

Ju fshesat jeni vetëm për të fshirë mbeturina!
Ju as nuk duhet të provoni të mateni me lisat!

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Skënder Demaliaj: BIZNESMENI PUNËSHUMË E FJALËPAK, RAMË GECI NGA BYTYÇI

Dr. Skënder Demaliaj: ÇELËSI I SUKSESIT TË BIZNESMENIT RAM GECI ËSHTË: ÇDO DITË, ÇDO ORË, ÇDO ÇAST ËSHTË I RËNDËSISHËM PËR TË REALIZUAR PUNË TË MËDHA PËR VETEN E NË DOBI TË KOMUNITETIT

Ram Geci është ndër ata biznesmenë që krijojnë punë, mirëqenie, ushqejnë familje, sjellin të ardhura …