FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar „Saber Junction 19“ në Gjermani

FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar „Saber Junction 19“ në Gjermani

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës, i përberë nga oficerë dhe nënoficerë, dy ekipe mjekësore dhe një ekip i Kompanisë për Operacione Civile (KOC), që nga 10-30 shtator po merr pjesë në ushtrimin fushor ndërkombëtar  „Saber Junction 19“ , i cili po realizohet në bazën amerikane „Hohenfels“ të Gjermanisë.

Pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së i janë bashkangjitur njësive amerikane, sipas misionit të tyre, duke operuar në detyrat e tyre specifike.

Krahas Divizionit të Parë të Këmbësorisë së ushtrisë amerikane dhe asaj të Kosovës, në këtë ushtrim po marrin pjesë edhe mbi 5400 trupa nga shumë vende të botës,  si: Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Gjeorgjia, Italia, Lituania, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Polonia, Rumania, Turqia dhe Ukraina.

Ekipet e mjekësisë të FSK-së janë angazhuar në trajtimin e të lënduarve, evakuimin e viktimave dhe mbështetje të tjera mjekësore.

Ndërsa, ushtarakët e KOC-it janë duke realizuar operacione me civilët. Si njësi e re e krijuar, gjatë operacioneve të këtij ushtrimi, janë mbështetur vazhdimisht nga ekipet e specializuara në fushën e operacioneve civile të ushtrisë  amerikane.

Gjatë ushtrimit është mbajtur edhe DV- Day. Nga FSK-ja, ushtrimin e përcollën kolonelët Agron Bajrami dhe Gyrner Murati.

Ushtrimi kishte për qëllim demonstrimin e aftësive dhe të gatishmërisë për të vepruar dhe punuar në një mjedis të kombinuar shumëkombësh, si dhe shkëmbimin e përvojave me shtetet partnere.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …