FSK të shndërrohet në Forcë të Armatosur të Kosovës në koordinim me NATO-n

FSK të shndërrohet në Forcë të Armatosur të Kosovës në koordinim me NATO-n

Në vazhdim të vizitës zyrtare në Bruksel, zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, u prit në selinë qendrore të NATO-s. Siç njofton Zyra e qeverisë, takimi i kreut të diplomacisë kosovare filloi me një shtrëngim duarsh, mikpritje të ngrohtë dhe foto të përbashkët zyrtare me zëvendës-sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Rose Bottemoeller, për të vazhduar më pas edhe me pjesën zyrtare të shprehjes së qëndrimeve respektive dhe paralelisht me këtë edhe shikimit të mundësive për zgjerimin dhe rritjen e bashkëpunimit të dyanshëm. Në vijim të këtij takimi, Bottemoeller ka shprehur interesim edhe për qëndrimin dhe qasjen e institucioneve të Republikës së Kosovës përkitazi me procesin e mbarëvajtjes së dialogut me Serbinë si edhe zgjidhjen e çështjes së shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi. Sa i përket çështjes së dialogut, Pacolli ka theksuar se kjo çështje duhet ta ketë një kornizë të qartë kohore, ndërsa në lidhje me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ai ka shprehur besimin që kjo çështje do të tejkalohet në mënyrën më të mirë, duke marrë parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve. Kurse Bottemoeller ka ri-theksuar qëndrimin e mëhershëm se NATO-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, ashtu siç edhe ka bërë në të kaluar. Gjatë takimit është diskutuar edhe mbi procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, gjë për të cilën ka pasur dakordim se kjo duhet të bëhet në koordinim të plotë me NATO-n, në mbështetje të kornizës ligjore vendore si dhe në bashkërendim të veprimeve me shtetet aleate dhe partnere.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …