FSSHK kërkon takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti, pas rritjes së numrit të rasteve me virusin korona

FSSHK kërkon takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti, pas rritjes së numrit të rasteve me virusin korona

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti. FSSHK thotë se pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19 dhe rritjes së numrit të pacientëve të hospitalizuar e po ashtu gjendjes në institucionet shëndetësore, kanë kërkuar takim me kryeministrin Kurtin. Nga FSSHK njoftojnë se në këtë takim do të diskutohet në lidhje me pagesën e shtesave bazë për punëtorët shëndetësorë. “Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19,shtimit të numrit të spitalizuarve dhe gjendjes së përgjithshme të institucioneve shëndetësore,Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar takim urgjent me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Zt. Albin Kurti në të cilin takim do të diskutohet në lidhje me pagesën e shtesave në pagë bazuar në Ligjin nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Sot për herë të gjashtë me radhë, takohen në Bruksel kyenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit

Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës …