leoni

Furrat e bukës dhe Operatorët Ekonomik obligohen ta bëjnë ambalazhimin e bukës dhe pjekurinave të tjera

Me qëllim të parandalimit të Virusit Corona COVID-19, bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/040, neni 13, Statutit të Komunës së Junikut, neni 43 dhe neni 44 të Ligjit Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi merr Vendim, që nga data 01.04.2020, Furrat e bukës dhe Operatorët Ekonomik në Komunën e Junikut, obligohen ta bëjnë ambalazhimin e bukës dhe pjekurinave të tjera. Për mosrespektimin e këtij vendimi do të kujdeset Drejtoria për Shërbime Publike, Inspeksion, Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Junikut dhe Stacioni Policor në Junik.

Kujdesu për vetën dhe të tjerët!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …