Në Skenderaj, shpërndahen edhe 80 pako ushqimore nga QTA për familjet në nevojë

Arjeta Group dhe QTA, ka dhuruar 80 pako ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Skenderajt. Nga kjo ndihmë do të përfitojnë nga një pako me produkte ushqimore dhe higjienike, 80 familje që janë në asistencë sociale në Skenderaj. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka shprehur mirënjohje për ndihmën që ka dhënë Arjeta Group dhe QTA, sidomos në këtë kohë kur vendi po përballet me korona virusin. Ndihmat i janë dorëzuar Qendrës për Punë Sociale, e cila menjëherë pas pranimit ka filluar shpërndarjen e tyre tek familjet në asistencë sociale.

Pa frikë e panik, jemi bashkë dhe do t’ ia dalim!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …