Drejtori i DHSHMS- Musa Berisha, ka vizituar Shtëpinë e Komunitetit në Deçan

Duke pasur parasysh specifikat e Shtëpisë së Komunitetit në Deçan, drejtori bashkë me stafin e tij kanë vizituar Shtëpinë e Komunitetit dhe aty janë interesuar për kushtet në të cilat jetojnë pacientët përbrenda kësaj shtëpie. Ata janë interesuar për kushtet e higjienës, ushqimin, veshmbathjen dhe gjithçka tjetër që lidhen me mënyrën e jetesës në këto ambiente. Stafi i kësaj qendre kanë përkushtim dhe gatishmëri për ta përballuar situatën me të gjitha vështirësitë e saj. Gjatë kësaj vizite ata i bën të ditur, se janë ndalu vizitat e familjarëve dhe ç’do lloj vizite tjetër përveç stafit mjekësor. Po ashtu se gjendja e te vendosurve aty është stabile dhe stafi janë të pajisur me mjete mbrojtëse përkatëse si: doreza, maska, veshje dhe pajisje higjienike që nevojiten në situatën me pandeminë e Korona -virusit KOVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …