Limaj: Sot kujtojmë me dhimbje dhjetëra martirë të cilët u vranë mizorisht 21 vite me parë në fshatin Burim të Malishevës

Limaj: Sot kujtojmë me dhimbje dhjetëra martirë të cilët u vranë mizorisht 21 vite me parë në fshatin Burim të Malishevës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar sot dhjetëra martirë të cilët u vranë dhe u masakruan mizorisht në fshatin Burim të Malishevës, nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Ai u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që ta hetojnë secilën masakër që ka ndodhur në Kosovës. “Sot kujtojmë me dhimbje dhjetëra martirë të cilët u vranë mizorisht 21 vite me parë në fshatin Burim të Malishevës, nga ana e forcave ushtarake e policore serbe. Sot e 21 vite, janë qindra masakra anekënd Kosovës të cilat as nuk janë hetuar, e aq më pak të akuzohen dorasit. I bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare të hetojnë secilën masakër që ka ndodhur në Republikën e Kosovës. Vetëm atëherë, liria ka kuptim”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …