Futbollisti i KF “Drenica”, Kreshnik Uka, shpallet sportist i vitit 2018

Futbollisti i Klubit të Futbollit “Drenica”, Kreshnik Uka, është shpallur sportisti i vitit në komunën e Skenderajt, në një manifestim të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari Bekim Jashari, kryetari i Federatës së Futbollit “Drenica”, Agim Ademi, sekretar i FFK-së, Eroll Salihu, zyrtarë të tjerë, sportistë, trajnerë klubesh, punëtorë sportiv dhe të tjerë. Në fjalën e tij, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala, ka folur për angazhimin e Ekzekutivit, në krye me kryetarin Jashari, për zhvillimin dhe avancimin e sporteve dhe infrastrukturës sportive në komunën tonë, duke theksuar se sporti në përgjithësi në Skenderaj ka shënuar përparim dhe do të vazhdojë të përparojë edhe më shumë, fal përkushtimit të kryetarit të Skenderajt. Drejtori Shala ka kujtuar edhe legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, për të cilin ka thënë se i ndjeri ka dhënë kontribut të madh dhe të pakontestueshëm në pranimin e futbollit të Kosovës në FIFA dhe UEFA. Si traditë e këtij organizimi, janë ndarë shumë mirënjohje dhe çmime të tjera, si për Klubin e Futbollit “Drenica” si klubi më i mirë i komunës; pastaj trajneri i vitit është shpallur Tahir Lushtaku, trajner i KF “Drenica”; janë nderuar me mirënjohje edhe të tjerët si veteranët e sporteve, sportistë të dalluar që kanë treguar rezultate në gara, njerëz që kanë kontribuar shumë për të avancuar sportin në komunën tonë; i kemi kujtuar dhe nderuar me mirënjohje edhe ata që për fat të keq sot nuk janë në mesin tonë.  Mirënjohje i është ndarë edhe kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në shenjë falënderimi për mbështetje të vazhdueshme të klubeve tona sportive, si dhe për përmirësim të infrastrukturës sportive.

Lista e tri çmimeve kryesore:

Kreshnik Uka (KF Drenica) – sportist i vitit

Tahir Lushtaku (KF Drenica) – trajner i vitit

KF Drenica – klubi i vitit

Sportistët tjerë me çmime:

Elveria Bajraktari (KV Skenderaj), Xhevat Smajli ( KV “Drenica”), Rina Kahrimani (KF “Drenica”, kunkurenca e femrave), Blend Bejta (KF Drenica-Tradita, futsall), Bleona Gjinovci (KB Sfera), Arjanit Ademi (KB Sfera), Zyla Kadriu (KV Skenderaj), Ermal Veliqi (KF Drenica), Edon Gucati (KV Drenica), Shuajb Fazliu (Shkolla e Futbollit “Drenica), Gentiana Hoxha (KV Skenderaj), Rubin Imeri (KSH “Prroni i Keq), Endrit Shala (SHF Drenica), Ramadan Hoti (KF Përparimi), Agnesa Thaçi (KB Sfera), Belinda Rrustemi (KSH “Prroni i Keq), Ilir Hoti (Shkolla e Futbollit Bashkimi), Florian Mecini (SHF Drenica), Mehmet Veliu (SHF Besa-Drenica), Besar Beqiri (gjyqtar sportiv), Nistret Xhemajli.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …