Fyerja e Kryeministrit drejtuar Mërgatës sonë është e papranueshme, tha deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar ashpër  kryeministrin, Albin Kurti i cili tha se arsimi në Kosovë ka prodhuar analfabetë të cilët tanimë punojnë si punëtorë krahu në Gjermani. Fyerja dhe përçmimi  i kryeministrit drejtuar Diasporës sonë është  akt i papranueshëm. Si deputet i Republikës së Kosovës, nuk e pranoj assesi që një kryeministër t’i ofendojë në këtë mënyrë bashkatdhetarët tanë. Kryeministër, fillimisht i mashtrove me polisën kufitare, për të cilën mandatin e parë u pagove, ndërsa këtë vit i detyrove të paguajnë, dhe nuk e largove siç pate premtuar. Falë tyre je kryeministër, dhe besoj se votat e tyre kësaj radhe  do të ndëshkojnë, ka thënë mes tjerash, Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …