Zelensky

Volodimir Zelenskij: Rusia është duke përgatitur një goditje vendimtare kundër Evropës, në sektorin e energjisë në dimër

Kryetari i Ukrainës, Vlolodimir Zelensky, konsideron se Rusia po përpiqet këto ditë që ta rrisë sa më shumë presionin energjetik ndaj Evropës, transporti i gazit përmes Nord Stream 1 është ndalur plotësisht. Rusia kërkon të shkatërrojë jetën normale të çdo evropiani, në të gjitha vendet e kontinentit tonë. Ajo  kërkon të dobësojë shtetet evropiane, t’i frikësojë, dhe krahas tankeve e raketave po përdor edhe energjinë si armë. Rusia është duke përgatitur një „goditje vendimtare“ në sektorin e energjisë në dimër. Kundër kësaj ndihmon vetëm një unitet më i fortë, ka thënë Zelenski. Evropianët duhet t’i koordinojnë më mirë kundërmasat e tyre dhe të rrisin presionin ndaj Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …