Brickos

Gabriel Escobar

Gabriel Escobar: Amerika do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës, edhe nëse i bojkoton, Lista Serbe

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha sot se Amerika  do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës, edhe nëse serbët  do t’i bojkotojnë ato dhe u bëri thirrje serbëve që të kthehen në institucionet e Kosovës. Ai kërkoi që të ndalen djegiet e automjeteve, pasurisë së paluajtshme dhe kërcënimet ndaj komunitetit serb në veri, që nuk vijnë nga shqiptarët. I pyetur nëse zgjedhjet lokale në veri të Kosovës do të jenë legjitime nëse serbët i bojkotojnë ato, ai tha se fakti që disa parti politike bojkotojnë zgjedhjet nuk përcakton rezultatet e zgjedhjeve dhe tha se SHBA do të njohë rezultatet e zgjedhjeve. “Iu kam bërë apel serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Kuptojmë shumë gjëra që ata i shohin si problematike, por sigurisht që duhet të marrin pjesë. Nëse ata nuk do të merrnin pjesë, kjo nuk do të thotë se ne nuk i mbështesim zgjedhjet. Qeveria e Kosovës ka obligim kushtetues. Do të ketë zgjedhje dhe ne do t’i njohim rezultatet dhe shpresojmë që serbët të kthehen në një moment”, tha Escobar për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …