Gabriel Escobar

Gabriel Escobar: Mali i Zi mbetet një objektiv tërheqës për Moskën

I dërguari i posaçëm i Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se Mali i Zi mbetet një objektiv tërheqës për Moskën dhe kjo është arsyeja përse Shtetet e Bashkuara dhe partnerët euroatlantikë duhet t’i shtojnë përpjekjet kolektive për të kundërshtuar veprimet armiqësore të presidentit rus, Vladimir Putin. E njëjta ideologji e gabuar sipas tij është duke e shtyrë Kremlinin të parandalojë dhe ngadalësojë integrimin euroatlantik të Ballkanit. Eskobar u bëri thirrje të gjithëve në Ballkanin Perëndimor që ta mbajnë Putinin përgjegjës për pushtimin e Ukrainës. Derisa shpaloset kjo katastrofë humanitare, ju duhet ta pyesni veten se për çfarë është gati Putin gjetkë në botë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Escobari për mediet në Mal të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …