Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Gjendja në veri të vendit është e qetë, por me mundësi të përshkallëzimit të situatës

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka thënë se gjendja në veri të vendit është e qetë, por me mundësi të përshkallëzimit të situatës. Pas mbledhjes së komisionit në të cilën ka raportuar drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, në një konferencë për medie, ajo  ka theksuar se institucionet e vendit janë në krye të detyrës dhe janë të gatshme për çdo provokim të mundshëm në bazë të rrethanave të krijuara. Sot e kishim në raportim rreth gjendjes së krijuar në veriun e Kosovës, drejtorin e Agjencisë për Inteligjencë të Kosovës, Petrit Ajeti, me të cilin diskutuam gjerë e gjatë dhe u informuam për gjendjen në veri. Sa i përket gjendjes së sigurisë mund të konstatojmë se aktualisht është e qetë, por gjithmonë me mundësi të përshkallëzimit. Prandaj, institucionet e sigurisë së vendit janë në krye të detyrës dhe janë të gatshëm për çdo provokim të mundshëm në bazë të rrethanave të krijuara”, ka thënë deputetja e PDK-së, Ganimete  Musliu.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …