Ganimete Musliu: Pas raportit të paraqitur nga drejtori i AKI-së, konstatojmë që gjendja e sigurisë është në nivelin e duhur

Ganimete Musliu: Pas raportit të paraqitur nga drejtori i AKI-së, konstatojmë që gjendja e sigurisë është në nivelin e duhur

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, pasi ka dëgjuar raportin e  drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, ka thënë se nuk parashihet ndonjë rrezik i sigurisë kombëtare. Ajo ka theksuar se nga drejtori janë njoftuar edhe për sfidat dhe për mundësinë e bashkëpunimit për tejkalimin e tyre. Mund të konstatojmë që gjendja e sigurisë është në nivelin e duhur, nuk parashihet ndonjë rrezik i mundshëm i sigurisë kombëtare dh të gjithashtu folëm për sfida me të cila është ballafaquar Agjencia gjatë kësaj periudhe dhe për mundësinë e tejkalimit të këtyre sfidave”. Ne kemi ofruar bashkëpunim për aq sa na takon neve dhe jemi në takime të rregullta ku dhamë rekomandimet dhe sugjerimet dhe bëjmë kontrollin  demokratik në bazë të ligjit dhe Rregullores së Kuvendit. Drejtori i ka kryer një obligim ndaj Komisionit dhe qytetarëve”, është shprehur, deputetja Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …