Grumbullimi i ushtrisë ruse, pranë Ukrainës, ka rritur frikën në Kiev dhe në vendet perëndimore se Moska mund të ketë plane për pushtimin e Ukrainës. Tensionet mbi Ukrainën shënojnë një përkeqësim të ri të raporteve ndërmjet Rusisë dhe Aleancës ushtarake Veri-Atlantike, që më herët ishin pak më të mira. Për dekada me radhë gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik dhe aleatët e Traktatit të Varshavës në Evropën Qendrore dhe Lindore, kishin raporte të tensionuara me NATO-n. Në vitin 1999, fushata ajrore e NATO-s kundër Serbisë së sotme, një aleate historike e Rusisë, që i dha fund luftës në Kosovë, shënoi përçarjen e parë të madhe midis Rusisë dhe NATO-s qysh prej rënies së Bashkimit Sovjetik.
Kontrolloni gjithashtu
Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
