GAP publikon raportin, Sfidat dhe mundësitë e qasjes në treg për bizneset në pronësi të grave dhe komuniteteve pakicë në Kosovë

Instituti GAP publikon raportin hulumtues të titulluar “Sfidat dhe mundësitë e qasjes në treg për bizneset në pronësi të grave dhe komuniteteve pakicë në Kosovë”, i mbështetur nga USAID përmes Aktivitetit Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik, të zbatuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar. Ky publikim ofron një analizë të thellë të mundësive dhe barrierave me të cilat përballen ndërmarrjet në pronësi të grave dhe të pakicave në Kosovë, me fokus të veçantë në pasojat e pandemisë COVID-19. Gjetjet e raportit zbulojnë sfida të rëndësishme që këto biznese hasin në qasjen në treg, duke përfshirë pengesat financiare, vështirësitë në krijimin e partneriteteve me shitësit e mëdhenj, dhe ndikimin e stereotipeve gjinore. Pavarësisht këtyre pengesave, rëndësia e ofertave unike dhe konkurruese të produkteve është theksuar si një faktor kyç për arritjen e një pranie të qëndrueshme në treg për bizneset në pronësi të grave dhe të komuniteteve pakicë. Për më tepër, raporti nxjerr në pah rritjen e prezencës dixhitale të bizneseve në pronësi të grave dhe të komuniteve pakicë pas pandemisë, së bashku me një mangësi të theksuar në aftësitë e marketingut dixhital midis këtyre grupeve. Ndikimi shumëdimensional i pandemisë Covid-19, duke krijuar sfida për bizneset ekzistuese por në ndërkohë duke krijuar mundësi për ndërmarrjet e reja të sapokrijuara, është shqyrtuar gjithashtu në këtë punim.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …