Gastronomët e Kosovës nesër protestojnë me kërkesën për lehtësimin e masave e masave anti-Covid

Gastronomët e Kosovës nesër protestojnë me kërkesën për lehtësimin e masave e masave anti-Covid

Nën sloganin “çelma derën”, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka paralajmëruar protesta për ditën e nesërme për të kërkuar lehtësimin e masave. Protesta do të mbahet në ora 18:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, tha se kanë kërkuar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për të diskutuar për lehtësimin e masave, ashtu siç edhe ishin dakorduar, porse kjo nuk ka ndodhur. Ai tha se më nuk ka kohë për të humbur pasi që numrat e të infektuarve me Covid kanë rënë dhe vera është afruar. Kllkoqi në konferencën për media të hënën tha se hapja duhet të bëhet tani dhe jo për fushata politike. Derisa ritheksoi kërkesën për hapjen e gastronomisë ka nënvizuar se nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë atëherë do ta hapin vet gastronominë. Aktualisht në vend janë 3 mijë e 631 raste aktive. Ndërsa për dy ditë Kosova nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes si pasojë e infektimit me Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …