leoni

Gazetarja e cila ka ikur nga Ukraina pritet përzemërsisht nga krerët më të lartë të vendit. Ajo do të zërë punë në RTK

Gazetarja e cila ka ikur nga Ukraina pritet përzemërsisht nga krerët më të lartë të vendit. Ajo do të zërë punë në RTK

Servilizmi ndaj të huajve dhe injorimi i të vetëve, është dukuri për të mos thënë edhe fenomen i shumë e shumë politikanëve pacifistë të Kosovës.

Sot është pritur në Kosovë, sikur të ishte presidente, gazetarja ikanake e Ukrainës, Ludmilla Makej. Atë e kanë pritur vetë kryeministri Kurti dhe ministri i tij,  Xhelal Sveçla, i cili i do krejt gazetarët e botës,  por jo ata të Kosovës, vetëm sepse një gazetare merr guxim dhe e pyet ku e ka shti motrën në punë. Kaq mjafton dhe Xhela merr zjarr kundër krejt gazetarëve ashtu sikur bëri sot edhe Shefi i Madh i tij.

Albini e Xhelali, me siguri se nuk kanë harruar se shteti i kësaj gazetareje, Ukraina nuk e njeh pavarësisë e Kosovës, me siguri jo për shkak të Rusisë,  me të cilën po lufton, por për shkak të vëllazërisë gjenetike me Serbinë.  Këtë e ka bërë të ditur pak kohë më parë edhe ambasadori i Ukrainës në Beograd.

Albini e Xhelali, me siguri se kanë dëgjuar se 21 vjet më parë, gjatë kohë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,  në Maqedoni, armata e Ukrainës i kishte dërguar Ushtrisë sllavo-maqedone helikopterë dhe oficerë të aviacionit,  për të bombarduar jo vetëm pozicionet e UÇK-së, por edhe popullatën civile, që ishte strehuar në male.

Me siguri se kjo gazetarja që ka ikur nga vendi i vet, sikur kishin bërë  shumë gazetarë të Kosovës që kishin ikur nga vendi i tyre  në kohën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që raportonin gënjeshtra nga Tirana apo vende të tjera, nuk është fajtore pse Zelenskij nuk e pranon shtetin e Kosovës, por pse meriton pritje qeveritare, këtë me siguri më së miri e dinë Bini dhe Xhela.

Edhe drejtues të RTK-së me entuziazëm po bëhen gati  të  marrin në punë  katër gazetarë e gazetare nga Ukraina, sepse qenkan  të  rrezikuar në vendin e tyre,  nga ku për ditë raportojnë mijëra gazetarë ukrainas, madje edhe nga fronte e luftës.

Stafi drejtues i RTK-së me këtë veprim u kthen borxhin vendeve, ku ata kishin gjetur strehë, pasi kishin ikur  me bisht nën këmbë nga Kosova, disa prej tyre i kishin strehuar  edhe familjet madje edhe te probratimët serbë dhe kishin në Tiranë, për të shpëtuar prapanicat e tyre. Nuk besoj  që ndonjë gazetaruc nga Kosova të ketë gjetur strehim në Ukrainë, për veç ndonjë Buxhovi, apo ndonjë miku, apo ndonjë informatori ku di nga cili burim.

Pritja me kaq shumë zemërgjerësi e gazetarëve që kanë ikur nga atdheu i tyre, pasi paragjykohet se mund të jenë të rrezikuar, nuk mund të arsyetohen  me asnjë fakt, pos me servilizmin e njohur pacifist e tani neopacifist, për të treguar solidarësi, si dikur ajo solidarësia e bashkim vëllazërimit dhe e përbashkësisë së shqiptarëve me serbë, malazeze e të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Sefaj

Ilir Sefaj: Kolektivisht të përhumbur!

“Do të vijë një kohë kur njerëzit do të presin në radhë për t’u turpëruar”, …