Genc Burimi: Ka mundësi që Sali Berisha të kërkojë azil në Francë

Gazetari i Shqipërisë, në Paris, Genc Burimi, i cili ka intervistuar avokatin që do të mbrojë Sali Berishën në gjyqin e çuditshëm ndaj sekretarit amerikan të shtetit, ka folur mbi mundësinë që ish-kryeministri të kërkojë azil. “Është një rast i veçantë. Janë dy shtetas të huaj që gjykohen në Francë. Po ashtu njëra palë është diplomat. Unë mendoj se avokati po studion strategjinë. Unë mendoj që do jetë vendim direkt, jo hetim. Kjo është e vetmja mënyrë. Nëse deklarata është bërë më 15 maj nga DASH, duhet që deri më 15 gusht hetimi të ketë përfunduar. Nëse kërkohet gjykim i menjëhershëm, pa hetim, atëherë tejkalohen afatet. Avokati mund të shkojë deri aty deri sa të thotë se SHBA-të janë në konflikt interesi, pasi amerikanët në Shqipëri kanë financuar reformën në drejtësi. Është publike kjo. Dhe vendosja në listën e zezë implikon drejtësinë. Nëse Berisha i druhet ndonjë reprezalje në Shqipëri, avokati kërkon azil politik,”- tha Genc Burimi.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Fitim Selimi: ALBIN KURTI : HUMBËS I VLERAVE DHE ASOCIAL NË POLITIKË

Për të gjithë ata që shprehen se dikush e urrejka Albinin, pa dashur të ju …