Georgia Meloni: Po përpiqemi të bëjmë hapa përpara, u kemi kërkuar të dy liderëve zbatimin e dokumenteve dhe marrëveshjeve

Kryeministrja e Italisë, Gjorgjia Meloni, ka folur për media lidhur me takimin që kanë pasur me kryeministrin e  Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin  e Serbisë, Aleksander Vuciq. Meloni ka thënë se Italia, Franca dhe Gjermania po mundohen që të bëjnë hapa përpara sa i përket dialogut dhe se iu kanë kërkuar atyre  që të ndërmarrin hapa lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë viteve të kaluara të gjatë muajve të kaluar. Kryeministrja italiane  shpreson që do të bëhen disa hapa përpara. Po mundohemi të gjejmë një zgjidhje në bazë të qartë të punës Itali, Francë, Gjermani nga Bashkimi Evropian. Po përpiqemi të bëjmë hapa përpara dhe u kemi kërkuar të dy liderëve të ndërmarrin hapa përpara në lidhje me zbatimin e dokumenteve dhe marrëveshjeve të hartuara së bashku në vitet e kaluara në muajt e kaluar, do të shohim se si do të shkojë gjatë ditës, shpresojmë të bëjmë disa hapa përpara”, ka thënë Meloni.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …