Arsim Gërxhaliu

Gërgjaliu: Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka buxhet për udhëtimin e stafit jashtë Kosovës për të bërë gërmime për varreza masive

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka buxhet për udhëtimin e mjekëve të këtij instituti dhe stafit jashtë Kosovës për të bërë gërmime për varreza masive nëpër Serbi në të cilat dyshohet se janë varrosur shqiptarët e vrarë nga Serbia. Situata politike e ka stagnuar punën për momentin që ne nuk e marrim rrugën apo takimin e grupit dialogues të Serbisë pa u konsultuar me institucionet tona. Instituti i Mjekësisë Ligjore ka buxhet një kontraktues i cili kryen punët e terrenit, por ka vetëm brenda Kosovës. Sa i përket udhëtimeve në Serbi me duhet të gjej kode tjera pasi Instituti nuk ka buxhet të ndarë për udhëtimin e mjekëve dhe stafit jashtë Kosovës. Unë jam pjesë e grupit punues që nga pas lufta, e dimë se nuk është e lehtë ballafaqimi me palën serbe. Kur të ulësh në tavolinë dialoguese ndajmë letrat në tavolinë. Edhe ata i kanë kërkesat e tyre, e njëjta gjë monitorohet edhe nga ndërkombëtaret. Nuk ka ndonjë ecje progresive më të cilën do të ketë rezultate, ka deklaruar mes tjerash, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …