Kujtim Shala

Shala: Nëse Qeveria nuk krijohet nga VV-ja atëherë mund të krijohet nga partitë tjera

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka thënë se nëse Qeveria nuk krijohet nga Lëvizja Vetëvendosje, atëherë ajo mund të krijohet nga partitë tjera. Ai është cituar të ketë thënë më tutje se zgjedhjet e reja janë një mundësi, por në rast se nuk do të krijohet një shumicë e re, por teorikisht ekziston mundësia të krijohet një shumicë e re, por tash për tash nuk e shoh si mundësi reale. Është mundësi reale, por tash për tash nuk është e afërt. Nëse ne nuk do të arrinim të përmbyllnim këtë marrëveshje, në Kuvend ka parti tjera me të cilat mund të arrihet të krijohet qeveria nëse Presidenti ia jep të drejtën partive tjera për të krijuar qeverinë, ka theksuar anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …