Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi: Protesta e Vetëvendosjes e forcon edhe më shumë kryetarin, Hashim Thaçi

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka deklaruar se protesta e thirrur nga Vetëvendosja e forcon edhe më shumë pozicionin dhe autoritetin e kryetarit, Hashim Thaçi. Vet motoja ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu” tregon autoritetin e Thaçit, edhe pse ai nuk mundet të vendosë asgjë për popullin e Kosovës në këtë rast, sepse për të realizuar një marrëveshje ndërkombëtare i duhen  2/3 e votave të  deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i duhen votat e 80 deputetëve. Kjo ide e Thaçi aktualisht është e pamundur të realizohet. Vet koalicioni qeverisës i ka 60 deputetë, edhe pse brenda vet koalicionit ka kundërshtime për këtë ide. Pastaj LDK-ja është kategorikisht kundër korrigjimit të kufijve, kështu që kjo protestë nuk është e qëlluar, por do të mbahet për poenë politik, pas goditjeve të brendshme që ka marrë Vetëvendosja, ka thënë Gëzim Kelmendi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit …