IKSHPK

Gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 963 raste të reja të infektimit me virusin korona, ndërsa kanë vdekur 13 të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 963 raste të reja të infektimit me virusin korona.  “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2 056 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 963 raste pozitive”, ka njoftuar IKShPK-ja. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me virusin korona. Numri total i rasteve pozitive është 27. 851 raste nga 115 mijë e 794 persona të dyshimtë në virus  dhe 797 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16 862 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10 192.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …