Gjatë dhjetë viteve të fundit, në Britaninë e Madhe janë mbyllur dy mijë kisha, shumë prej të cilave janë shkatërruar ndërsa shumë të tjera janë dhënë në përdorim për çështje të ndryshme jo fetare. Korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Londra, Umberto Aguiar ka thënë se pavarësisht rimëkëmbjes që përjetuan pas pandemisë së Covid-19, pjesëmarrja në shërbesat e kishave mbetet në rënie në Britani. Duke folur për këtë dukuri shqetësuese për Kishën, rektori i Kishës së Shën Bartolomeut të Madh, At, Marcus Walker, ka thënë për Zërin e Amerikës se ka shumë arsye për mbylljen e kishave. Një nga arsyet është rënia e besimit fetar, që ka përfshirë Evropën Perëndimore dhe tani, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Është tragjedi kur një kishë nuk përdoret për qëllimin e saj kryesor të adhurimit të Zotit. Me këtë humbet edhe hapësira dhe kujtesa e përbashkët e një komuniteti” ka theksuar, Marcus Walker.
Kontrolloni gjithashtu
Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore
Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …