Gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit, kryeministri, Edi Rama ka prezantuar kandidatin, Pjerin Ndreu, në Lezhë

Gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit, kryeministri, Edi Rama ka prezantuar kandidatin, Pjerin Ndreu, në Lezhë

Gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit  në Shqipëri, kryeministrit Edi Rama  ka prezantuar kandidatin Pjerin Ndreu, në Lezhë. Duke qenë se Lezha është një Bashki, ku socialistët nuk e kanë shumë të lehtë fitoren, për shkak se njihet si një bastion i djathë, kryeministri iu drejtua qytetarëve që të mos bëjnë një gabim e të votojnë dyshe Sali Berisha dhe Ilir Meta. Në fjalën e tij, Rama tha se për aq kohë sa Berisha nuk bëri asgjë kur nuk e kishte “damkën Non Grata”, nuk mund të bëjë kurrsesi asgjë më shumë. Fatkeqësi që të kthehej pas në duart e atyre që është shumë kuptimplotë, por është njëkohësisht dhe shumë e hidhur në 30 vite që kur ka zgjedhje vendore demokratike nuk kanë arritur të krijojnë një shembull të një bashkia apo komune që nën drejtimin e tyre nuk ka shkuar mbrapa, por përpara. Tropoja ka ndryshuar aq sa nuk ka ndryshuar për 25 vjet, ne mund të të tregojë Malësinë e Madhe, Kukës, e s’po flas për Bashki të tjera që kemi qeverisur për një kohë më të gjatë. Këto nuk janë zgjedhje kombëtare dhe as për t’i parë politikisht gjërat.  Përballë Pjerin Ndreut është kandidati i PD-së, Pashk Gjoni. Rama tha se nuk e njeh Gjonin personalisht, por shtoi se i mjafton fakti që ai kandidon për dyshen Berisha-Meta, për të kuptuar se është zgjedhja e gabuar, tha Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …